Kohë më parë, në emisionin “Pop Culture” me Dojna Mema ka qenë i ftuar kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj.
Në një moment gjatë intervistë Veliaj thotë se djemtë shqiptarë janë “zdromca”.“Vajzat në Shqipëri janë shumë më të ftilluara, ndërsa çunat shqiptarë janë ‘zdromca’ komplet”, kanë qenë fjalët e Veliajt.
E kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Stresit, i cili ka shpërthyer me të shara ndaj tij.Madje reperi i drejtohet atij duke i thënë se ai nuk qenka çun shqiptarë pra.
Ndryshe, Stresi ka shprehur hapur ndër vite mbështetjen e tij për PD-në.