fbpx

Policia e Kosovës lidh kontratë për marrjen me qera të makinerive të rënda

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka nënshkruar një kontratë, që parashihet të kushtojë deri në 124 mijë euro, për marrjen me qera të “makinerive të rënda” nga një kompani private që merret me thyerjen e gurit.

Kontrata mes Policisë së Kosovës dhe kompanisë private All Stone Sh.p.k., me bazë në Obiliq, është lidhur të hënën përmes një procedure urgjente të prokurimit, bazuar në të dhënat e publikuara në platformën e-prokurimi.

Marrëveshja e lidhur mes palëve ka një çmim të peshuar prej 175.40 euro, derisa kontrata është paraparë të kushtojë deri në 124 mijë euro, raporton Paparaci.Sipas kontratës, Policia e Kosovës do të marrë me qera “makineri të rëndë” nga kompania All Stone Sh.p.k.

Të dhënat e publikuara në platformën shtetërore e-prokurimi, nuk tregojnë detaje mbi marrëveshjen mes palëve.

Nuk dihet se cilat pajisje “makineri e rëndë” do t’i shfrytëzojë me qera Policia e Kosovës. /Paparaci.com

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]