Boksieri i njohur Robin Krasniqi dhe modelja Marigona Krasniqi, u bënë prindër për herë të parë.
Çifti Krasniqi morën epitetin nënë dhe baba duke u bërë me një djalë, Meyson Robin.
Së fundmi, e ftuar në Prive, Marigona ka rrëfyer gjithë këtë periudhë.
Ajo tregoi se në lindje të Meyson kishte disa komplikime dhe që e kishte parë atë 6 orë pas lindjes.
https://www.instagram.com/reel/CinDJybAsEp/?utm_source=ig_web_copy_link
Tutje ajo u shpreh se kishte javë të tëra shtirë në spital duke zbuluar se Robin i kishte qëndruar kaq pranë sa nuk e kishte menduar.
Dhe, tani modelja i është rikthyer edhe profesinit të saj si modele duke qenë aktive në foto sesione të reja.