fbpx

Fillon largimi i barrikadave në Rudarë

nga Revista Kosovarja

Ka nisur largimi i barrikadave në Rudarë.

Numri i qytetarëve që po qëndrojnë në barrikadën e vendosur në Rudarë të Zveçanit është më i vogël sesa ditëve tjera.

Mëngjesin e sotëm barrikadat janë larguar edhe nga pika kufitare e Merdarës.

Barrikadat në veri janë vendosur me 10 dhjetor si kundërshtim ndaj arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në organizimin e sulmit ndaj zyrave të Komisionit Qendror në Mitrovicë të Veriut si dhe Zubin Potok.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]