Makinat dhe detergjentet moderne janë të dizajnuar në atë mënyrë që t’i pastrojnë enët të cilat vërtet janë të ndotura.
Për këtë shkak ekspertët theksojnë që shpëlarja e enëve vërtet është një punë e panevojshme.
Eksperti i pastrimit dhe i organizmit në kompaninë „Fantastic Cleaners“, Din Davis, thekson që “shumica e makinave kanë të montuar një sensor për detektimin e ndotjeve në enë dhe sipas atij sensori e përshtatin larjen”.
Nëse sensori detekton që nuk ka shumë njolla dhe ndotje në enë, sepse më parë i keni larë, makina mbase nuk do të bëjë mirë pjesën e vet të punës.
Përveç kësaj, edhe detergjenti për larje të enëve përmban përbërës të cilët zbërthejnë grimcat e ndotjes që ngjiten në enë. Mirëpo, nëse më parë i shpëlani enët, detergjenti është më pak efikas.
Nuk duhet harruar edhe që shpenzoni kot ujë nëse i shpëlani enët para se të fusni në makinë.