Pas eliminimit të Shotës nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, opinionistët e spektaklit kanë dhënë opinionet e tyre mbi daljen e aktores nga shtëpia e “Vëllait të Madh”.
Ata kanë shprehur dakordimin e tyre me votat e publikut, ndërsa kanë kritikuar lojën që Shota bëri brenda shtëpisë.
“Ka qenë e pritur, prej reagimeve të njerëzve e kam pritur që Shota do të penalizohet për shkak të thashethemeve e ngacmimeve që i ka bërë ajo gjatë gjithë kohës”, ka thënë mes tjerash Afërdita Paqarada.
“Dalja e Shotës erdhi sepse ashtu si në jetë, kur mendojmë se gjithçka mund të kalojë me një ‘më fal’, ‘ose më vjen keq’, kur i themi dikujt. Por, duhet të kemi kujdes, të numërojmë deri në dhjetë para se ta lëshojmë një fjale të keqe, apo një thashethem, para se të bullizojmë e krijojmë dhimbje”, ka thënë Olti Curri.