fbpx

Plagosja me armë zjarri në lokalin ‘Exit Lounge’ në Prishtinë, 37-vjeçari dërgohet në spital

nga Revista Kosovarja

Një person është plagosur sonte te një lokal në lagjen Emshir të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia teksa burimet kanë bërë me dije se bëhet fjalë për lokalin ‘Exit Lounge’.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës,

Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]