fbpx

Puding me arra dhe kadaif

nga Revista Kosovarja

PËRBËRËSIT: 4 gota qumësht 1/2 gotë sheqer (më pak ose më shumë sipas shijes, max 1 gotë sheqer), 3 lugë gjelle niseshte (ose 1/4 gotë), pak kripë, 1 lugë çaji vanilje, 1 lugë gjelle gjalpë, 2 grushta arra, 100 g kadaif i pjekur dhe lëkura e një portokalli.

PËRGATITJA: Procesi është shumë i thjeshtë. Përziejmë të gjithë përbërësit e pudingut dhe në zjarr mesatar i trazojmë deri sa masa të trashet. Unë shtoj lëkurën e një portokalli sepse më pëlqen aroma që lëshon. Pasi masa eshte trashur shtojmë gjalpin dhe e trazojmë. Hedhim masën në një formë. Shtojmë kadaifin e arrat. Sigurohemi të jenë zhytur brenda në puding. E lëmë të ftohet për disa orë dhe më pas e kthejmë formën. Nëse e provoni, ju bëftë mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]