fbpx

Banorët bullizojnë të gjithë Luizin

nga Revista Kosovarja

Teksa në “Big Brother” po bëhet thirrje thuajse çdo puntatë që të ndalohen fyerjet, ofendimet, bullizmi, banorët duket se nuk ndalen. Për më tepër sot kanë lënë një skenë që ka shokuar publikun. Të gjithë bashkë i janë kundërvënë Luizit duke e tallur dhe bullizuar.

Në videot e publikuara nga fanpage-t e Luizit shihet se banorët tallin Luizin dhe qeshin me të madhe.

Ronaldo: Je luan Luiz, je luan, më fal të preka? Ti je luan. Meriton të fitosh.

Tea: Fiks si ai Luani i kopshtit zoologjik i Fierit. Nuk po e ofendoj, po e përshkruaj.

Dea: E di sa mirë ke bërë që gënjeve

Ronaldo: As aktorët s’do e bënin dot këtë që bëre ti apo jo Olta?

Olta: Joo, u përpoqëm po s’ja dolëm dot

Ronaldo: Aktorët vuajnë për të nxjerrë lot, por ai i nxorri.

Olta: I nxorri lehtë fare, pa punuar

Ronaldo: Ti je më i miri

Efi: Jo është më i keqi se ai që është më i keq duhet të rrijë këtu o budalla. Ngatërrove skenarin.

Pamjet e transmetuara kanë shokuar jo pak publikun, të cilët kanë shpërthyer me komente në faqen zyrtare të “Big Brother”. Pak më parë banorëve u ka ardhur dhe një zarf i zi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]