fbpx

Dua Lipa emërohet bashkë-prezantuese e ‘Met Gala 2023’

nga Revista Kosovarja

‘Met Gala 2023’,  do të zhvillohet më 1 maj në Muzeun Metropolitan në New York City.

Tapeti i kuq do të ketë Penelope Cruz, Michaela Coel, Roger Federer dhe Dua Lipën si bashkë-kryesues, së bashku me Anna Wintour.

Tematika e veshjes së modës ekstravagante për vitin 2023 do të jetë ‘Karl Lagerfeld: A Line of Beauty’, duke i bërë dedikime stilistit kontrovers të modës, njoftoi Vogue, shkruan DailyMail.

Revista “Vogue” njoftoi lajmin të mërkurën në mëngjes përmes rrjeteve sociale dhe uebsajtit të saj, se tema e vitit 2023 do të jetë ‘in honor of Karl (për nder të Karlit)’.

Karl vdiq më 19 shkurt 2019 në moshën 85-vjeçare pas komplikimeve të kancerit të pankreasit.

Dizajneri i modës shërbeu si stilist krijues për markat “Chanel”, “Fendi” si dhe brendin e tij.

Ai gjithashtu ka punuar me Chloe, Patou dhe Balmain gjatë karrierës së tij në modë.

E lumtur, Dua Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin se do të jetë bashk-kryesuese e eventit të rëndësishëm, ‘Met Gala 2023’.

NEW YORK, NEW YORK – MAY 06: Dua Lipa attends The 2019 Met Gala Celebrating Camp: Notes On Fashion at The Metropolitan Museum of Art on May 06, 2019 in New York City. (Photo by Karwai Tang/WireImage )

“E emocionuar të njoftoj se jam një nga bashkë-prezantueset e ‘Met Gala 2023’ së bashku me Michaela Coel, Penelope Cruz, Roger Federer dhe Anna Wintour. Shihemi të hënën e parë të majit. ‘Met Gala 2023’ feston hapjen e ‘Karl Lagerfeld: A Line of Beauty’ dhe i siguron Institutit të Kostumeve burimin kryesor të financimit vjetor për ekspozita, botime, blerje, operacione dhe përmirësime kapitale”, ka shkruar Lipa në Instagram.

https://www.instagram.com/reel/CnjyYWoJMDz/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]