fbpx

Abdixhiku, Kurtit: Po e rehabiliton kriminelin e luftës që vrau 31 civilë shqiptarë

nga Revista Kosovarja

Në seancën e sotme të Kuvendit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku akuzoi Kryeministrin Kurti se po rehabiliton kriminelin e luftës, Oliver Ivanoviq, i cili është dënuar për vrasjen e civilëve shqiptarë në Mitrovicë.

“Një krimineli të luftës, Oliver Ivanoviq, bartësit e formacionit famëkeq ‘Rojat e Urës’, i cili nga ky pushtet na portretizohet, besoni ose jo si njëri e emër që ka kontribuar në një Kosovë shumëetnike.” – tha Abdixhiku.

Abdixhiku gjithashtu akuzoi komentatatorë dhe deputetë të pushtetit për absurditetin kur e mbrojnë këtë veprim. “Dhe kur i dëgjoj dhe deputetët dhe komentatorët e pushtetit, që e cilësojnë këtë gjest si taktikë, kaq lehtë gjaku i civilëve shqiptarë na shndërrohet si taktikë politike, është turp, është monstrum politik që s’guxojmë ta lejojmë të ndodhë në Kosovë.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]