Këngëtari i mirënjohur, Alban Ramosaj ka lansuar projektin e ri muzikorë.
“Plagë” mbanë emrin kënga të cilën ia ka dedikuar babait të tij të ndjerë.
Artisti përmes një shkrimi në Istagram ka thënë se ishte e vështirë të realizonte nj këngë dhe videoklip dedikuar të atit që nuk jeton më.
“E kam të vështirë të publikoj këtë postim, lëre të publikoj një këngë e videoklip mbi këtë temë që unë rrallë herë jam shprehur e madje as familjarët e mi nuk më kanë parë apo dëgjuar në momente të dobëta emocionale siç më shihni e dëgjoni në “Plagë””,
Tutje ai ka shtuar se kënga “Plagë” fton të gjithë ata që e ndjejnë veten në këto vargje dhe nuk gjetën gjenezën e fajit.