fbpx

Sonte, super spektakël Prime – katër hyrje të reja, një eliminim dhe shumë surpriza të tjera

nga Revista Kosovarja

Sonte, duke filluar nga ora 21:00 do të transmetohet drejtpërsëdrejti nata e spektaklit Prime e Big Brother VIP Kosova.

Një shqetësim shëndetësor ka bërë që Lugati ta lë shtëpinë, cili do të jetë fati i rrugëtimit të tij në lojë? Debatet kulmojnë në trekëndëshin, Andi-Mbresa-Gresa. Për kë merr fund aventura sonte?

Jo një, por plot katër hyrje të reja dhe pjesëmarrje speciale e këngëtares, Fifit.

Spektakël që nuk duhet ta humbisni – Big Brother VIP Kosova, sonte nga ora 21:00, ’live’ edhe në kanalin zyrtar të Klan Kosova në platformën YouTube, nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]