fbpx

Shakira ndërton një mur për të bllokuar pamjen me shtëpinë e ish-vjehrrës

nga Revista Kosovarja

Ndarja e Shakirës nga Pique duket se ka ndodhur mes shumë mosmarrëveshjeve.

Kjo gjë është vënë re së fundmi, teksa ylli kolumbian ka acaruar marrëdhëniet si me ish-partnerin dhe babanë e djemve, por edhe me nënën e tij, pra ish-vjehrrën.

Sipas një raporti të El Universal, Shakira, duke dashur të mbrojë privatësinë e saj, ka ndërtuar një mur në shtëpinë e saj në mënyrë që të mos ketë pamje nga shtëpia e ish-vjehrrës. Madje, ajo angazhoi një ekip të posaçëm për të bërë ndryshimet e nevojshme që shtëpia e mamasë së Piques të mos “shohë” atë të Shakirës.

Dhe, sikur të mos mjaftonin të gjitha, ajo vendosi edhe një kukull të madhe shtrige në ballkonin e shtëpisë së saj, duke e kthyer atë në anën e shtëpisë së vjehrrës.

Kujtojmë që Shakira nuk përmbahet në këngën e saj të fundit “Bizarrap”, e cila duket se i drejtohet Gerard Pique dhe partneres së tij të re Clara Chia Marti.

Ylli kolumbian këndon “Unë jam sa dy 22-vjeçarë. Ju keni shkëmbyer një Ferrari për një Tëingo. Ju keni shkëmbyer një Rolex për një Casio”.

/abcnews.al

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]