Lugati ka disa ditë prej kur është larguar nga “Big Brother VIP Kosova”, pas një përkeqësimi shëndetësor.
Sonte ai ka dërguar një video-mesazh për banorët.
Ai i ka informuar ata se është liruar nga spitali dhe tashmë është më mirë.
Lugati u shpreh se i duhet edhe pak kohë deri në shërimin e plotë, teksa ka njoftuar se do të rikthehet për vizitë pas shërimit.
“Mua më duhet pak kohë që të kujdesem për shëndetin tim, pastaj do të kthehem për vizitë. Dua t’iu them që jeni më të mirët. Mos më zhgënjeni, bëni sa më shumë show”, ka thënë ndër të tjera ai.
Lugati u shpreh i lumtur se ishte pjesë e këtij formati.