Pak më parë, Indeksonline ka raportuar për një vrasje në burgun e Lipjanit,
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke bërë me dije se janë në vend-ngjarje.
“Sot, më 20.06.2020, pak para orës 17, policia është njoftuar për një rast në Burgun e Lipijanit, ku një femër e cila ishte duke vuajtur dënimin ka humbur jetën. Policia ka shkuar në vend-ngjarje dhe është duke e trajtuar rastin”, ka thënë për Indeksonline,Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës