fbpx

Shakira reagon pasi ish-partneri Gerard Pique zyrtarizoi lidhjen me Clara Chian

nga Revista Kosovarja

Para disa ditësh Gerard Pique, doli publikisht me të dashurën e tij të re.

Për herë të parë ai e konfirmoi lidhjen duke postuar një fotografi me Clara Chia Marti në Instagram.

Pas këtij veprimi të yllit të futbollit, ka reaguar ish partnerja e tij, dhe këngëtarja, Shakira.

“Femrat nuk qajnë më, gratë vallëzojnë”, shkroi ylli kolumbian në një video duke kërcyer dhe duke interpretuar tekstin e këngës së saj të re, “BZRP Music Session #53”.

Çifti i famshëm u nda në qershor 2022 pas një romance 12-vjeçare, e cila erdhi mes akuzave për tradhti nga ana e ish-futbollistit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]