Ylli televiziv, Kim Kardashian ka marrë sërish vëmendje me një dalje të radhës.
Modelja dhe influencuesja e famshme shkoi për të parë ndeshjen e basketbollit të vajzës së saj e shoqëruar nga ylli i NBA-së, Tristan Thompson.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte se Kim u pa e veshur me fanellën e ekipit të Romës nga sezoni i vitit 97/98.
Fanella e Romës që Kardashian u pa të kombinonte me një palë pantallona të shkurtër dhe atlete të zeza është ajo e sezonit 97-98 kur Zdenek Zeman ende ishte ulur në stolin e skuadrës.