fbpx

Zhduket një 11 vjeçar nga Fushë Kosova

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një 11 vjeçar nga Fushë Kosova.

Sipas njoftimit thuhet se 11 vjeçari ka dalë nga shtëpia më 27 janar të këtij viti dhe nga ajo kohë prindërit e tij nuk kanë ndonjë informacion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i moshës 11 vjeç ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]