Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë dy nga banorët të cilët vazhdimisht po marrin vëmendjen e publikut.
Dyshja e ‘Big Brother VIP Albania’, po komentohen vazhdimisht për raportin e tyre brenda shtëpisë së famshme.
Krahas asaj se Luizi dhe Kiara shpesh herët shihet se po kalojnë shumë mirë së bashku, së fundi e kanë pasur një debat të fortë me njëri-tjetrin.
Derisa kanë tentuar të sqarohen lidhur me një temë të caktuar, Kiara i ka tërhequr vemendjen Luzit se si duhet të sillet me të, shkruan Kosovarja.
Ajo i tha se duke qenë se ndiqen nga një numër i madh i njerëzve ai duhet të jetë shembull se si respektohet partnerja që ka në krah, derisa shtoi se teksa e ofendon Luizi e kthen dhjetë hapa pas.
“Mos ofendon se më kthen 10 hapa pas nga ajo që kam bërë, në momentet që ofendon nuk mund ta ndaj nëse je Luizi i vërtetë apo po luan, a ka mundësi të kuptosh thelbin e asaj që po them, duhet të japësh një shembull për të gjithë ata që na shohin sesi respektohet vajza që ke në krah, që t’i thua që ke në krah”, i tha Kiara me një ton paksa të ashpër./Kosovarja/