fbpx

Melinda: Kida tash po del prej vetës edhe spo i ka hije…

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi është njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun.

Së fundmi, Melinda ishte e ftuar në emisionin “Me Meriton Mjekiqin” ku ka folur më shumë sa i përket jetës së saj profesionale dhe asaj personale, shkruan paparaci.

Melinda ka folur për raportet me koleget e saj, ku ka befasuar me fjalët për këngëtaren e njohur, Orhidea Latifi i njohur për publikun si Kida.

Reperja ka zbuluar edhe arsyen se përse nuk flet me Kidën.

“Me Kiden e kena follow njëra – tjetrën. Kur e kam taku nuk më ka fol, më ka fol shumë ftohtë. Si artiste më ka pëlqy qysh ka qenë ama tash po del prej vetës edhe spo i ka hije. Po më doket si mos me kanë vetja”, tha Melinda.

Tutje ajo tha se këtë deklaratë Kida nuk duhet ta marrë personale./Paparaci/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]