fbpx

Pse duhet t’i mbajmë gjithmonë gazetat e lagura në frigorifer?

nga Revista Kosovarja

Për shkak të mbajtjes së ushqimeve të ndryshme, brendësia e frigoriferit mund të fillojë të marrë erë të keqe.

Zakonisht ka një shumëllojshmëri të gjerë ushqimesh në frigorifer. Nga mishi, qumështi dhe produktet e qumështit, përmes vezëve, qepëve dhe lëngjeve të ndryshme. Të gjitha këto ushqime mund të lëshojnë aroma të ndryshme, ndaj mund të ndodhë që nga brenda frigoriferit të fillojë të ketë erë të pakëndshme.

Megjithatë, gjyshet tona e kanë pasur zgjidhjen edhe për këtë problem, duke përdorur gazeta të vjetra.

Po, mirë e keni lexuar – gazeta.

Edhe pse frigoriferi është vendi i fundit ku do të mendonit se do të ishte një gazetë, ky truk bën punë.

Për çfarë bëhet fjalë?

Është shumë e thjeshtë – gazetat e lagura janë si një absorbues i erërave, andaj, nëse në frigoriferin tuaj ndihen erëra, duhet të fusni në të disa fletë të lagura gazetash.

Problemi do të duhej të zhdukej pas dhjetë orësh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]