fbpx

Çfarë ju u duhet për një maskë në kushte shtëpie

nga Revista Kosovarja

Ndonjëherë maskat që bëhen në kushte shtëpie mund të jenë po aq efektive sa ato që blihen. Për maskën e mëposhtme ka pasur vlerësime pozitive nëpër komente, recetën e të cilës e lexoni në vijim.

“Mjalti ka veti natyrale anti-inflamatore duke u bërë një kurë e shkëlqyer në kushte shtëpie për lëkurën e thatë, djegiet apo edhe psoriasis,” shprehet dermatologu Joshua Zeichner (via Marie Claire).

“Shafrani i Indisë, nga ana tjetër, është një antioksidant and anti-inflamator që është njohur për vetitë e tij pozitive në kurimin e akneve dhe zbardhjen e njollave të errëta në lëkurë.”

Për përgatitjen e maskës:

Miksoni një gjysmë luge gjelle shafran me një lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni masën e krijuar në fytyrën e larë dhe lëreni për 20 minuta.

Më pas lajeni fytyrën.

Shafrani mund t’jua errësojë paksa lëkurën për pak orë prandaj nëse ju duhet të dilni sugjerohet të përdorni këtë maskë:

– gjysmë luge gjelle shafran,
– një lugë gjelle tërshërë,
– 2 lugë gjelle kos
– 1 lugë gjelle mjaltë

Hapat e tjerë si më sipër.

Mos prisni rezultate të menjëhershme, por aplikojeni për disa netë me radhë dhe pas një jave mund të shihni përmirësim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]