fbpx

Kurti kërkon mbështetjen e Kuvendit: Kushtet për Asociacionin ua kam vënë atyre që po e kërkojnë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti tha se kushtet e vëna për Asociacionin nuk janë ndaj opozitës, por ndaj atyre që po e kërkojnë.

Prandaj, Kurti kërkoi mbështetjen e Kuvendit për këtë qëndrim të Qeverisë së tij.

“Nuk ua kamë vënë juve, unë po kërkoj mbështetjen e juaj, por atyre që po e kërkojnë Asociacionin. Ju nuk e kërkoni Asociacionin. S’keni nevojë të internalizioni as Asociacionin dhe asgjë nga dialogu i mëhershëm. S’keni nevojë që t’i internalizioni palën tjetër që të m’i kundërshtoni kushtet. Ndonëse s’pati kundërshtim konkret, ju falënderoj që s’kërkuat me heq asnjërin. Këto janë kushtet e Republikës për çfarëdo asociacioni në të ardhmen”.

Kurti tha se është i gatshëm të flasë për planin franko-gjerman kur ta vendosë kryesia e Kuvendit.

“Jo vetëm i gatshëm, por edhe i interesuar”.

Kurti tha se për propozimin e BE-së i ka infomruar të tre kryetarët e partive opozitare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]