Bebe Rexha është artistja e vetme shqiptare me renome ndërkombëtare që sivjet është nominuar në ceremoninë më të madhe të ndarjes së çmimeve të muzikës,
Ajo lufton për të marrë çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”, kategori në të cilën është nominuar për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm, “I’m Good (Blue)”.
Në konkurrencë për këtë çmim ajo ka divën e muzikës, Beyonce, me hitin e saj “Break my soul” – për të cilën mendon se do të jetë edhe fituesja e këtij çmim.
Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social Twitter, kur u pyet nga një fans se “a është e emocionuar për mbrëmjen e madhe të ‘Grammy’-t”.
“Po [jam e entuziazmuar] edhe pse e di që Beyonce do të fitojë. Lol, por unë jam ende e emocionuar që jam nominuar”, ka qenë përgjigja e artistes shqiptare.
Yes even though I just know Beyoncé gonna win. Lol but I’m stillll excited to be nominated. 💜 https://t.co/nB4UBkalX7
— Bebe Rexha (@BebeRexha) February 3, 2023