fbpx

Gurabije mjalti me grizë

nga Revista Kosovarja

Gurabije aq të shijshme dhe të buta do të gatuani shpesh

Përbërësit:

– 250 g mjaltë,
– 250 g sheqer,
– 250 g yndyrë,
– 250 g grizë (miell orizi)
– 4 vezë,
– Një lugë e vogël sodë buke,
– Një qese e vogël kanellë,
– 800 g miell.

Përgatitja:

Tundni dy vezë, shtoni sheqerin, yndyrën, grizën, sodën e bukës, kanellën dhe miellin dhe të gjitha mirë ngjishni.

Brumin e përgatitur qiteni në kallëp të lyer dhe piqni në furrë në 200 gradë celsius.

Kur gurabijet të piqen, nxirrni nga kallëpet dhe rrotulloni në pluhur sheqeri.

Kënaquni!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]