151
Eleni Foureira thuhet se ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë të martën (7 shkurt).
Sipas informacioneve të mediave greke, këngëtarja dhe partneri i saj, Alberto Botia, janë bërë prindër për herë të parë – të një djali.
Lajmin për shtatzëni ndërkohë artistja shqiptare e kishte bërë të ditur më 13 nëntor.
E shtrirë në një shtrat pranë Albertos, partnerit të saj dhe babait të vogëlushit, ajo njoftoi se do të kenë fëmijën e parë.
Theksojmë që historia e dashurisë me Elenit dhe Albertos nisi gjegjësisht në vitin 2016.