fbpx

Ky është këngëtari kosovar që shprehet kundër dasmave në kohë pandemie

nga Revista Kosovarja

Këngëtari është deklaruar kundër mbajtjes së dasmave në kohë pandemie.

Këngëtari shqiptar nga Kumanova, Shpend Latifi ka dhënë mendimin e tij lidhur me dasmat dhe ahengjet në kohë panmdemie.

Ai është deklaruar kundër mbajtjes së tyre në këtë kohë pandemie duke pasur parasysh se gjendja është e rëndë dhe kritike.

“Sa i përket mbajtjes së dasmave, vetë bëj pjesë në këtë grup, por gjendja momentale me pandeminë është kritike dhe për tani jam kundër një gjëje të tillë. Sigurisht që kjo e dëmton gjendjen ekonomike, ka dëmtuar bizneset e jo vetëm tek ne. Besoj se kriza me pandeminë është nga fundi, por tani rreziku është i madh. Sa më shumë të kujdesemi, aq më shpejtë do ta kalojmë këtë situatë e të vazhdojmë këngën”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook./Lajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]