fbpx

Xhemshit Vokrri i quan tradhtarë e kriminelë ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

nga Revista Kosovarja

Xhemshit Vokrri, ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës dhe babai i zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i ka quajtur tradhtarë e kriminelë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

 

Këtë 17 shkurt, në 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës do të mbahet një “tubim festiv” në Prishtinë “në nderim të shtetndërtuesve”.

Njoftimi e ka indinjuar Vokrrin, i cili e ka kundërshtuar idenë e kësaj ngjarjeje.

“Nuk festohet me tradhtar e kriminel- kujna po mundoheni me ua shite kete,populli gjykon drejt!”, shkroi Xhemshit Vokrri.

Në vitin 2013, Xhemshit Vokrri kishte dështuar të bëhej kryetar i Podujevës, pasi kishte kandiduar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, kishte thënë se me Vokrrin, Komuna e Podujevës “i pret ndryshimet e mëdha”./Gazetametro

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]