fbpx

Cevahir Bolukbasi – Muharremi, prishtinasja e njohur e “Green pharmacy”

nga Revista Kosovarja

Cevahir Bolukbasi – Muharremi është zonjë e vërtetë, e cila e vlen të prezantohet për atë që është dhe që bën.

Është prishtinase, nga një familje qytetare. Prindërit e saj, Ismaili e Hediye kanë bërë më të mirën për të bijën.

Kur i ati i saj, tregtar shumë i suksesshëm, nisi të ketë probleme në vitet 2000-2001, Cevahir nisi të përballej me çdo sfidë e pengesë që i dilte përpara.

Ndryshe, ajo që nga mosha pesëvjeçare e deri kur i ka bërë 17 është marrë me vallëzim.

PUNË DHE SUKSESE TË PANDALSHME
Në vitin 2008 nisi të punonte në spitalin “Bahçeci” në Prishtinë, ku dha kontributin e saj për dhjetë vjet.
Cevahir Bolukbasi – Muharremi, ka kryer akademinë për estetikë në Turqi, ku është profesionalizuar për tretmanë të ndryshëm, për makup permanent etj.

I fletë katër gjuhë. Është tejet punëtore, sepse punën e ka traditë familjare.

I pëlqejnë udhëtimet dhe ndër vite ka vizituar shumë vende në Evropë dhe jo vetëm.

Cevahir është e martuar me Dardanin, biznesmen i njohur dhe i kanë dy fëmijë, Malikun dhe Noanin.

Cevahir tash punon në “Green pharmacy”, kompani farmaceutike me 70 pika në të gjithë Kosovën, e cila njihet si
ndër më të mëdhatë dhe më seriozet në vend.

Ajo thotë se puna në “Green pharmacy” është privilegj e kënaqësi dhe i jep motiv për të ecur tutje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]