fbpx

Sam Smith sulmohet verbalisht nga një grua në New York

nga Revista Kosovarja

Këngëtari britanik është sulmuar verbalisht me fjalë nga më të ulëtat nga një qytetare.

Ajo dëgjohet në video teksa e quan ‘bastard demonik, i shtrembëruar, i sëmurë’.

“Sam Smith i përket ferrit”, dëgjohet gruaja duke i bërtitur këngëtarit.

Smith në një moment duket se ka nxjerrë telefonin e vet dhe e ka regjistruar gruan.

Këngëtari i hitit “Stay With Me” më pas vazhdon të ecë ndërsa gruaja irlandeze e paidentifikuar e ofendon atë në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]