“Shtëpia e Peshkut Oktapod” restauranti luksoz i peshkut me gatime të klasit të parë

nga Revista Kosovarja

Ushqime deti të freskëta dhe me shije të jashtëzakonshme në Prishtinë? Po, është e mundur.

Restauranti “Shtëpia e Peshkut Oktapod”, ka hapur dyert që nga 1 nëntori i vitit të kaluar dhe tashmë po bëhet zgjedhja e shumë klientëve të cilët janë të apasionuar pas ushqimeve të detit.

“Shtëpia e Peshkut Oktapod” është një nga vendet më shik në kryeqytet, ka ambient fantastik dhe përbëhet nga tri salla të ndryshme.

I arreduar me shije, ofron qetësi, relaks dhe momente të bukura që nuk harrohen lehtë.

Është njëri nga restaurantet e pakta që ushqimet e zgares i pregatit në prush, ndërkohë që mënya ofron një lloj-llojshmëri zgjedhjesh.

Restauranti i ka kusntuar rëndësinë më të madhe kuzhinës. Shefi i kuzhines së “Shtëpisë së Peshkut Oktapod” dhe stafi i tij briliant kujdesen që çdo gjë kërkesë e klientëve të vijë perfekt në tavolinë.

 

Restauranri, që gjendet në Prishtinë, në një zonë të qetë e private, afër Pallatit të Drejtësisë, mirëpret çdo ditë klient të shumtë, të cilëve u ofron gatime të përgatitura me shumë pasion dhe me kualitet e cilësisë të klasit të parë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]