Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin Ferizaj-Shtime.
Nga Policia kanë konfirmua se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15 minuta.
Në aksident janë përfshirë tre automjete.“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”