fbpx

Ndërron jetë veterani i ushtrisë amerikane duke luftuar për çlirimin e Ukrainës

nga Revista Kosovarja

Një veteran i ushtrisë amerikane nga Marshfield, Wisconsin, vdiq më 16 shkurt duke luftuar për çlirimin e Ukrainës.

“Ne mund të konfirmojmë vdekjen e qytetarit amerikan në Ukrainë”, tha një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Ne jemi në kontakt me familjen e tij dhe po ofrojmë të gjitha ndihmat e mundshme”, shtoi ai, raporton cnn.

Andrew Peters, 28 vjeç, iu bashkua Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Ukrainës, raportoi WSAW-TV.

Legjioni u krijua nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky për të lejuar qytetarët e huaj, “të bashkohen në rezistencën kundër pushtuesve rusë dhe të luftojnë për sigurinë globale”.

Ndryshe, Peters ka shërbyer edhe në Afganistan gjatë vitit 2014.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]