fbpx

Debat i ashpër mes Kiarës dhe Luizit, përlotet moderatorja

nga Revista Kosovarja

Misioni i vajzave krijoi një situatë të pakëndshme në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’.

Teksa Kiara Tito ishte duke larë dhëmbët në tualet, Luiz Ejlli e ka bllokuar te lavamani dhe nuk e ka lënë të kalonte.

Ndonëse kjo situatë nisi me të qeshura në fillim, në fakt nuk përfundoi si e tillë.

Moderatorja u shpreh se po ndihej shumë keq dhe se kishte probleme me frymëmarrjen, por këngëtarit nuk i bëri përshtypje komenti dhe nuk u largua.

Tito kërkoi ndihmën e Olta Gixharit dhe kjo e fundit për të acaruar këngëtarin dhe për të bërë që ai të largohej, mori paketën e tij dhe nisi t’ia thyente cigaret. Situata në tualet u agruavua edhe më shumë, pasi Luizi u betua për shpirtin e babait të tij, që Olta do e pësonte keq nëse thyente edhe një cigare tjetër.

Pas situatës së krijuar në tualet, Kiara doli e përlotur në oborr ku pati një diskutim të ashpër me Luizin duke i thënë që një herë të vetme që i vjen mundësia të ketë një avantazh në lojë, ai nuk e lë atë të qetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]