28 shkurti është datë e veçantë por edhe me shumë pikëllim për familjen e Dr.Florit.
Artisti i ndjerë sot do të festonte ditëlindjen e 44-të, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë në vitin 2014.
E në këtë ditë speciale padyshim nuk ka munguar një dedikim nga miku i tij i ngushtë, Landi Hysi.
Landi, i cili vazhdimisht e kujton shokun e tij ka publikuar një fotografi të “West Side Family” dhe shkruan: “DrFlori i lindur Floran Kondi, 28 Shkurt 1979”.
Landi ka ndarë një foto të vjetër të tij, Dr.Florit dhe Armir Shahini, të cilës i ka bashkangjitur vargjet e këngës së tyre “Jeta shkon”.
Jeta prapë më shfaqet në çdo çast në çdo hapa
Qëndrova për një çast, e ktheva kokën mbrapa
Pashë njerëz në udhëkryq që kalonin në rrugën time
Më sillnin si lajmëtarë mua brenga dhe gëzime
Qeshja, qaja, u mërzisja, u gëzoja, për një çast humbisja pastaj sërish jetoja
Prapë në këtë rrugë që s’e di ku po më çon, veç një gjë besoj e di, e di që jeta shkon.
Refreni
Dr. Flori
Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi m’a largon,
Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon.