97
Aktori i mirënjohur, Artan Thaçi, ka bërë një premtim nëse e fiton Big Brother VIP Kosova.
Ai ju ka thënë konkurrentëve të tjerë se nëse e fiton çmimin e madh të gjithë banorët e kanë një udhëtim falas nga ai.
”Nëse unë jam fituesi të gjithë banorët e kanë nga një udhëtim falas”, deklaroi ai.
Kujtojmë se, në finalen e madhe bashkë me Artanin janë edhe, Juliana, Mbresa, Stresi dhe Vedati.
Kurse, finalja e madhe është ditën e premte, 17 mars. /Kosovarja/