Xhuliana Nura është njëra nga banoret më aktive e shtëpisë e përfshirë pothuajse ne çdo debat.
Xhuli nisi lojën me strategjitë e saj të cilat u komentuan vazhdimisht nga banorë aty brenda, por edhe publiku jashtë, shkruan “Kosovarja”.
Krahas së fitoj famë, duke prezantuar Xhulianën e vërtetë, para një publiku të gjërë, ajo dha edhe shembullin e një gruaje të fortë duke ndarë historitë e saj personale.
Me të treguar historitë, Xhuli mbase edhe ka larguar një barrë nga vetja e saj duke e bërë që të ngritet shpirtërisht.
Pavarësisht këtyre fitoreve të Xhulit, nuk dihet nëse është pretende për të fituar çmimin e madh.
Mendoni ju se do fitojë Xhuli?
/Kosovarja/