fbpx

Vuçiqi nis takimin me Borrellin e Lajçakun

nga Revista Kosovarja

Mediat në Serbi po raportojnë se takimi mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tashmë ka nisur në Ohër. 

Ndërsa temë diskutimi do të jetë aneksi i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve, për të cilin propozim Kurti dhe Vuçiq u pajtuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Disa ditë para këtij takimi në Ohër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi.

Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]