fbpx

Qetsori për Oltën: Ka dashur të më flasë me shenja, jam burrë me 3 fëmijë, me grua fisnike

nga Revista Kosovarja

Qetsori është dukur sikur mban anën e Oltës, mirëpo e vërteta nuk qenka kështu.

Banori ka bërë së fundmi një bisedë me Luizin dhe Armaldon ku ka treguar se e ka lënë Oltën të mendojë se e ka “nën joshje”, por ai nuk ka ndërmend të kursejë askënd.

“Kam qenë pjesë e skemës së Oltës me dëshirën time. Olta ka dashur të flasë me shenja me mua. Unë e di kush do të flasë me shenja me mua. Këndet e kamerave kapin procese të ndryshme. Unë jam burrë me 3 fëmijë, me grua fisnike. Asaj i lashë mundësinë për t’u sjellë sikur më ka nën joshje. Do ta shohë, kur t’i vi momenti do ta bëj qepaze. Nuk kursej askënd unë këtu nga ju”, ka thënë ai.

Mbetet të shihet reagimi i Oltës, teksa sonte është prime i radhës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]