fbpx

Luizi dhe Kiara nuk përmbahen, dalin momente intime nga nata e mbrëmshme

nga Revista Kosovarja

Luizi dhe Kiara, dy banorët e Big Brother VIP Albania mbrëmë nuk kanë kaluar një natë të zakonshme. Kiara ka kërkuar nga Vëllai i Madh që ajo dhe Luizi të kalojnë disa ditë vetëm në një dhomë.

Mbrëmjen e sotme Arbana ka zbuluar surprizën e Kiarës për Luizin duke ndarë pamjet nga dhoma ku çifti deri të martën do qëndrojnë bashkë.

Luizi u lumturua nga kjo surprizë e Kiarës e madje shprehu dëshirën që të shkojnë aty para se të mbaronte prime. E vetmja ankesë e Luizit ishte fakti që dhoma ka kamera, gjë që do e frenojë çiftin të kalojë momente intime.

Megjithatë mbetet për tu parë ç’do ndodhë me të dy deri të martën brenda dhomës. Luizi vazhdimisht e potenconte se e kishte të vështirë të përmbahej, derisa ata gjithë natën e kaluan pranë njëri-tjetrit.

Kjo duket të ketë qenë një natë shumë e ‘nxehtë’ për dyshen, por aq edhe e sikletshme.

Shiko videon:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]