fbpx

Ministri Aliu njofton se rruga Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojë pas 2 vitesh

nga Revista Kosovarja

Ministri Liburn Aliu ka njoftuar se përfundimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë do të zgjasë 25 muaj, pra dy vite.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot është publikuar Njoftimi Specifik për Prokurim për Shërbimet Konsulente për Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrjen e Punëve Ndërtimore në këtë rrugë dhe ka ftuar kompanitë që t’i dorëzojnë propozimet.

Postimi i tij i plotë:

Sot është publikuar Njoftimi Specifik për Prokurim për Shërbimet Konsulente për Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrjen e Punëve Ndërtimore në Rrugën N2 Prishtinë – Mitrovicë, me gjatësi 9.78 km.

Shërbimet do të mbulojnë një përiudhë prej njëzet e pesë (25) muaj kalendarik nga data e fillimit ku përfshihen:3 muaj shqyrtimin e dizajnit, përgatitjen e dosjes së tenderit, procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave, 20 muaj periudha e mbikëkqyrjës se punimeve dhe 2 muaj periudha e finalizimit të projektit.

Ftohen të gjitha Kompanitë konsulente ndërkombëtare dhe vendore të interesuara që ti dorëzojnë propozimeve e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]