Opinioni publik është ndier mjaft i befasuar me rreshtimin e Ramush Haradinajt, i cili nga një lider tepër qortues ndaj kryeministrit Kurti, u bë një lider i pajtuar me qëndrimet dhe vendimet e Kurtit për asociacionin.
Ramush Haradinaj lë të kuptohet se po i ofrohet Albin Kurtit si lider.
Partia e tij, përmes shefit të grupit parlamentar, Besnik Tahirit, ende është kritike në çështje të degradimit social të jetës qytetare në Kosovë, veçmas ndaj rritjes së çmimeve, inflacionit dhe rënies së standardit jetësor.
Ramush Haradinaj është i vetmi opozitar, i cili ka pranuar planin fanko-gjerman dhe është pajtuar edhe me asociacionin e Kurtit.
Shfaqja e tij publike rreth asociacionit shihet si befasuese, kur dihet se brenda marrëveshjes për asociacionin ka pika që presin t’u qartësohen detajet.
Daniel Server, njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan, ka thënë se detajet që do të shpalosen në këtë plan mund ta kenë djallin përbrenda…
Ngjashëm me Serverin janë deklaruar edhe shumë burrështetas dhe ish-politikanë që i njohin rrethanat në Ballkanin Perëndimor…
Ajo që paraqet një dilemë te qasja e kryetarit të AAK-së në raport me asociacionin, është se a po ofrohet Ramushi te Kurti?
Nëse po ofrohet te i pari i VV-së, kjo pasqyron një mundësi përafrimi të dy partive, meqë Kurti, sipas sondazheve, ka rënie, por edhe Ramushi nuk ndihet shumë i sigurt në elektorat.
Ramush Haradinaj ka qenë sulmuesi më i madh i kryeministrit Kurti deri më tani dhe të gjitha qasjet atakuese ndaj Kurtit duket se i ka rrafshuar me nga një gotë raki në Gllogjan.
E, a janë këto supozime të sakta, mbetët të shihet në të ardhmen… Safet Krivaça /Kosovarja/