fbpx

Pas sulmit të Top Channel, shoqja e ngushtë e Arbana Osmanit “kapet” me Edi Ramën

nga Revista Kosovarja

Në mesnatën e djeshme objekti i Top Channel ishte cak i një sulmi të armatosur. Si pasojë e të cilit mbeti i vdekur roja i objektit, Pal Kola.

Në lidhje me këtë situatë pati reagime të shumta si nga njerëzit me pozita të larta shtetërore, fytyra publike, e qytetarë.

Një i tillë, ka ardhur sot edhe nga moderatorja, Xhemi Shehu e cila njëkohësisht është punëtore në këtë televizion, dhe shoqja e ngushtë e prezantueses së “Big Brother”, Arbana Osmani.

Ajo në profilin e saj në Instagram ka postuar një story të oborrit të TCH, ku ka shkruajtur “Të pushoftë shpiti në paqe Pal!” dhe “Rendi s’ka qenë kurrë më mirë se sot”.

Fjalinë e dytë ajo ka future në thonjëza, pasi ka ironizuar me kryeministrin, Edi Rama i cili duke folur për sigurinë në vend kishte dhënë një deklaratë të tillë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]