98
Romanca e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u shfaq dukshëm në premierën e filmit të tij të ri, “Air”.
Derisa dyshja ecnin në tapetin e kuq, çiftit u ndalën një moment dhe dhuruan puthje para kamerave.
Lopez dukej e mahnitshme me një fustan shkëlqyes dhe jeshile neoni, me rruaza në pjesën e sipërme të tejdukshme, kurse Affleck dukej i pashëm me një kostum prej kadifeje.
Këngëtarja e “Waiting for Tonight” dhe ylli i “Argo” dukeshin më të lumtur se kurrë në këtë ngjarje.