Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua pasi e njëjta po dyshohet se ka përdorur dhunë ndaj dy fëmijëve të saj të mitur.
Ky rast sipas policisë ka ndodhur ditën e djeshme në Ferizaj dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje ndërsa fëmijët janë dërguar në një shtëpi të sigurtë.
Nga policia vepra është cilësuar si keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve. Ndërkohë hetimet janë duke vazhduar.
‘’Ferizaj 30.03.2023 – 05:18. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi dyshohet se ka keqtrajtuar dy fëmijët e saj të mitur. Fëmijët kishin shenja dhunë të dukshme dhe kanë raport mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje ndërsa fëmijët janë dërguar në një shtëpi të sigurte. Rasti në procedurë hetimore’’ thuhet në raportin e policisë.