Biznesi i veshjeve të brendshmeve “Skims”, yllit televiziv, Kim Kardashian po i ecën suksesshëm.
Madje, ajo ditë më parë njoftoi se bashkë me kompaninë po dhurojnë 1 milion dollarë në luftën ndaj pandemisë koronavirus.
Së fundi, me anë të një fotografie në rrjete sociale, Kim ka zbuluar datën e lansimit të produkteve të reja, e që është 8 prilli.
“Smooth essentials”, titullohet koleksioni i ri i veshjeve “Skims”, të cilat Kim i reklamoi me një imazh ku shfaqet në formë shumë të mirë.
Për ndryshe, Kim Kardashian dhe familja e saj po e praktikojnë distancën sociale, andaj po qëndrojnë në shtëpitv e tyre larg njëri-tjetrës.