fbpx

Reagon Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

nga Revista Kosovarja

President i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar përsëri me një shkrim të shkurtër pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Thaçi duke publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ka bërë veprimin e njëjtë sikurse në Facebook, ka publikuar emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti ka shkruar shkurt se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, duke ia bashkangjitur një foto të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës! Nobody can rewrite the history of Kosova!”, ka shkruar Thaçi.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]