fbpx

Ndryshon moti, sot rrebeshe shiu e erëra të fuqishme

nga Revista Kosovarja

Rrebeshe shiu kalojnë përgjatë vendit paraditën dhe mesditën e së premtes, të shoqëruara edhe me erëra më të theksuara nga jugperëndimi.

Pas kalimit të këtij rrebeshi, vranësirat pritet të shpërndahen, e do të ketë më shumë intervale me diell.

Erërat fryjnë mesatarisht të fuqishme e fuqishme nga jugperëndimi 7-18m/s. Temperaturat minimale zbresin në 7C e 9C, e ato maksimale shkojnë deri në 13C e 15C, shkruan Prishtina Weather.

Të shtunën vranësirat shohen gjatë ditës, e priten mundësi për riga lokale shiu.

Të dielën pasdite dhe mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me shi.

Mot i paqëndrueshëm paraqitet në fillim të javës vijuese, kohëpaskohe me të reshura shiu, aty këtu me mundësi edhe për bubullima. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 13C e 16C.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]