174
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, pasi i njejti dyshohet se ka tentuar që ti dërgojë djalit të tij një sasi substancë narkotike.
I dyshuari ka dërguar rroba djalit të tij, ku në to kishte futur një sasi prej 4.4 gram narkotikë, ku gjatë kontrollit është sekuestruar nga zyrtarët e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndalur për 48 orë, por për shkak të gjendjes shëndetësore i dyshuar vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal të Pejës nën sigurimin e policisë.